Lufta, çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit?

Një përmbledhje e  disa prej zhvillimeve kryesore deri më tani në luftën në Ukrainë:
– Më shumë se 40 vende u mblodhën për të treguar mbështetje për Ukrainën në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja në bazën e saj ajrore Ramstein, ndërsa Gjermania ndryshoi politikën e saj dhe njoftoi se do të dërgonte 50 tanke kundërajrore në Ukrainë.
– Polonia dhe Bullgaria kanë thënë se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom u tha atyre se do të ndalonte furnizimet nga nesër, pasi Rusia tha se vendet jomiqësore duhet të fillojnë të paguajnë për gazin në rubla ose do të shkurtojnë furnizimet. Të dy vendet kanë refuzuar të paguajnë në këtë mënyrë, përcjell rtv21.tv
– OKB-ja tha se presidenti rus Vladimir Putin ra dakord në parim që Kryqi i Kuq të evakuonte civilët nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku njerëzit thuhet se janë të bllokuar në bodrume për ditë të tëra.
– Putin i tha Guterrezit se kishte shpresa për një zgjidhje diplomatike të luftës, por tha se Rusia nuk mund t’i japë Ukrainës garanci sigurie pa zgjidhur çështjet territoriale mbi Krimenë dhe Sevastopolin, të cilat i aneksoi në 2014 dhe Donbasin, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar për Ukrainën, raporton BBC
– Ukraina ka premtuar mbështetje për Moldavinë, pas një serie shpërthimesh në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Ajo akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira në zonë dhe se po përpiqet të tërhiqte Moldavinë në konflikt
– Rusia thotë se ka marrë kontrollin e të gjithë rajonit Kherson në jug të Ukrainës./21Media

Back to top button