“Lufta” e Netanyahu dhe Erdogan: “Okupatori të heshtë”

“Hebrenjtë godasin njerëzit që janë të shtrirë në tokë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër pushtimin turk të pjesës veriore të Qipros dhe qëndrimin e ushtrisë turke ndaj kurdëve në Turqi dhe në veri të Sirisë.

Kritika vjen kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pretendon se hebrenjtë në Izrael i rrahin gratë dhe fëmijët palestinezë.

“Erdogan, okupatori i Qipros veriore, ushtria e së cilës po masakron gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde në Turqi dhe jashtë, nuk duhet t’i tregojë se çfarë duhet të bëjë Izraeli,” porositi Netanyahu.

Erdogan ka kritikuar ashpër Izraelin për krahasimin e hapave të vendit ndaj palestinezëve me vrasjen naziste të hebrenjve në Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat izraelite.

“Hebrenjtë godasin njerëzit që janë të shtrirë në tokë. Në fakt, hebrenjtë nuk godasin vetëm burrat, por edhe gra dhe fëmijë kur bien në tokë. Si myslimanë, ne do t’i kundërvihemi këtyre njerëzve (hebrenjve) dhe do t’ua japim atyre një leksion”, tha Erdogan gjatë një tubimi në Stamboll, transmeton KosovaPress.

Udhëheqësi turk kishte mohuar më parë antisemitizmin kur ai kishte bërë kritika të ngjashme ndaj Izraelit.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë, ish-aleatë të ngushtë, u përkeqësuan serish në maj pas reagimit izraelit ndaj protestave të dhunshme palestineze përgjatë kufirit me Gazën ku u vranë dhjetëra palestinezë.

Erdogan tha se Izraeli është një shtet terrorist që bën gjenocid. Turqia më vonë thirri ambasadorin e Tel Avivit dhe dëboi përfaqësuesit izraelitë nga Ankaraja dhe Stambolli, dhe pastaj Netanyahu tha se Erdogan nuk duhet t’i mbajë leksion Izraelit mbi etikën ushtarake.

Back to top button