“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është impresive”

Tonino Picula ka qenë kritik ndaj institucioneve të Kosovës!

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula ka qenë kritik ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit, duke përfshirë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së medias, nuk janë impresive.

Po ashtu, si pas tij se Kosova ka përgatitur plane të mira, por nuk ka vullnet politik për zbatimin e tyre.

Picula e bëri këtë vlerësim sot në hapjen e Mbledhjes së Tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Sesioni i parë i punues së Mbledhjes së Tretë të KPSA-së BE-Kosovë, ka nis nën kryesimin e përbashkët nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se është bërë tani një vit që nga nënshkrimi i MSA-s mes Kosovës dhe BE-së, kur hyri në fuqi dhe se gjatë kësaj periudhe institucionet e Kosovës kanë qenë dhe janë të përkushtuara në përmbushjen e obligimeve që dalin nga kjo kontratë, të cilën ai e quajti jetike për Kosovën,.

Kurse Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së, e vlerësoi mbledhjen e vitit të kaluar si produktive, duke sjellë ndërmend rekomandimet e përbashkëta të arritura pas shumë debatesh.

“Rezoluta e Parlamentit do të adaptohet në seancën e muajit të ardhshëm dhe ju do keni një fotografi të qartë të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Më lejoni t’i them dy nga to. Fillimisht, zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit, duke përfshirë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së medias nuk janë impresive. Aty thuhet se plane të mira janë përgatitur, por nuk ka vullnet politik për zbatimin e tyre. Ndryshimet pozitive lidhur me legjislacionin duhet të shndërrohen në rezultate të vërteta në këto fusha, ashtu që qytetarët e Kosovës t’i shohin. Tjetra, në muajit e ardhshëm shteti juaj do të mbajë zgjedhje lokale dhe me shumë mundësi edhe qendrore. Nuk është fshehtësi se mbajtja e zgjedhjeve të mëhershme ishte kritikuar. Në mesin e shumë gjërave do doja t’u pyes për dy gjëra, duke shpresuar se do marrin përgjigje. E para, sa është punuar që Kosova të ketë zgjedhje më të mi ra në 2017? Dhe sa i ka zbatuar Kosova rekomandimet?”, pyeti ai para të pranishmëve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Këshillit për Stabilizim Asociim, Enver Hoxhaj vlerësoi se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka shënuar një përmirësim të performancës së institucioneve të saja demokratike. Si referencë kryesore përmendi prezantimin e Kosovës në raportin e fundit të Freedome House, e i cili prezantim foli shfaq që Kosova është ranguar shumë më mirë se sa disa vende të rajonit dhe shumë më mirë se sa ka qenë në vitet paraprake.

Ai ftoi 5 vendet anëtare të Parlamentit Evropian të njohin Kosovën meqë sipas tij mos njohja e Kosovës nga këto vende ka krijuar marrëdhënie komplekse dhe disa nivelesh mes Kosovës dhe BE-së. Ai po ashtu foli për rëndësinë e formimit të ushtrisë dhe liberalizimin e vizave.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë tha se çelësi për përmbushjen e 2 kushteve të mbetura për liberalizim janë në duar të Kuvendit dhe udhëheqjes së Kosovës.

“E kuptoj se heqja e vizave do të dërgojë një sinjal të fuqishëm dhe konkret tek populli i Kosovës, duke e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim Kosova ka bërë një progres të rëndësishëm duke përmbushur kërkesa nga harta për liberalizimin e vizave. 93 nga 95 kushtet për liberalizim, janë përmbushur. Kuvendi i Kosovës dhe udhëheqja e ka në dorë çelësin për përmbushjen e këtyre dy kushteve të fundit. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. E shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit, t’i japin fund izolimit të Kosovës dhe të mundësojnë udhëtimin e lirë për udhëtarët e Kosovës,” tha ajo.

Punimet e Mbledhjes së 3-të të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë i vazhdon punimet nesër në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

Back to top button