Lufta në Ukrainë, gjenerali i katërt rus u vra në aksion
Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë një gjeneral të katërt rus në shenjë se komandantët e Moskës po detyrohen gjithnjë e më shumë të udhëheqin nga fronti. Anton Gerashchenko, një këshilltar në minis
Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë një gjeneral të katërt rus në shenjë se komandantët e Moskës po detyrohen gjithnjë e më shumë të udhëheqin nga fronti.
Anton Gerashchenko, një këshilltar në ministrinë e brendshme të Kievit, pohoi në Telegram se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus Oleg Mityaev gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupol, transmeton rtv21.tv
Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet për vdekjen e tij.
Gerashchenko shkroi se Mityaev ishte komandanti i divizionit të pushkëve të motorizuara 150 dhe postoi një foto të asaj që ai tha se ishte oficeri i vdekur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.
Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






