Lufta në Ukrainë, zhvillimet e fundit

Zhvillimet e fundit në Ukrainë:
Moska ka thënë se qyteti i Lyman ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse dhe të mbështetura nga Rusia.
Lyman është një qytet i vogël në rajonin e Donetskut, por është një tjetër fitore e rëndësishme për forcat ruse në Donbasin lindor.
Në rrugët e Severodonetsk po zhvillohen beteja në rrugë, ka thënë guvernatori rajonal.
Ukraina ka paralajmëruar se mund t’i duhet të tërheqë forcat e saj nga Luhansk për të shmangur kapjen e tyre nga forcat ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka diskutuar për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën gjatë një telefonate me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që të kenë prioritet financimin për sigurinë e shkollave në vend të dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë./21Media

Back to top button