Lufta Rusi-Ukrainë, KE miraton skemën bullgare prej 86.9 milionë euro për të mbështetur fermerët

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar një skemë bullgare të ndihmës shtetërore prej rreth 86.9 milionë euro (170 milionë BGN) për të mbështetur fermerët në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Skema u miratua sipas Kornizës së Përkohshme të Krizave dhe Tranzicionit të ndihmës shtetërore, të miratuar nga Komisioni më 9 mars të vitit 2023 dhe të ndryshuar më 20 nëntor të vitit 2023, për të mbështetur masat në sektorët që janë kyç për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe për të reduktuar varësinë nga karburantet.