Lufta Rusi-Ukrainë, ngjarjet e fundit 

Luftimet kanë arritur në qendrën e qytetit jugor të Mariupolit, kanë konfirmuar të dyja palët, ku shumë civilë janë ende të bllokuar dhe më shumë se 80% e ndërtesave të banimit ose janë dëmtuar ose shkatërruar.
Presidenti Zelensky tha se vetëm 130 njerëz janë shpëtuar nga bodrumi i teatrit të qytetit, i cili u bombardua të mërkurën. Rreth 1,300 thuhet se janë ende brenda.
Ka raportime për viktima masive pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv – kjo vjen pasi OKB tha se të paktën 816 civilë janë vrarë.
Vazhdojnë negociatat ruso-ukrainase. Moska pretendon se janë “në gjysmë të rrugës” por Ukraina thotë se pozicioni i tyre mbetet “i pandryshuar”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Presidenti Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve në një tubim në Moskë për të festuar tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.
Presidenti Zelensky tha se ka folur me shefen e Komisionit të BE-s,ë Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE./21Media

Back to top button