Luftanija shkatërruese amerikane ndeshet me një anije tregtare

Anija tregtare lundronte nën flamurin filipinas

Shtatë marinarë amerikanë konsiderohen të zhdukur pas ndeshjes së luftanijes shkatërruese amerikane dhe një anije tregtare te bregdeti i Japonisë, njoftuan zyrtarë amerikanë dhe japonezë.

Sipas informacioneve të para, në incident është lënduar kapiteni i anijes amerikane dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Askush nga anija tregtare nuk është lënduar.

USS Fitzgerald u ndesh me anijen tregtare, e cila po lundronte nën flamurin filipinas, rreth orës 2.30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, rreth 56 mile nautike në jugperëndim të qytetit japonez Jokosuka, thuhet në kumtesën e marinës amerikane.

Kërkimet për personat e zhdukur është në rrjedhë, tha zëdhënësi i rojës bregdetare japoneze Joshihito Nakamura.  Ai ka shtuar se nuk e di nëse marinarët e zhdukur kanë rënë në det me rastin e ndeshjes, ose nëse kanë mbetur të ngujuar në pjesën e dëmtuar të luftanijes shkatërruese

Back to top button