Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës

Luftime të ashpra kanë vazhduar në lindje, ka thënë ushtria ukrainase më 19 nëntor,.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se problemet e furnizimit me energji vazhduan të premten në kryeqytet dhe 17 rajone të tjera, edhe pasi zyrtarët e ndërmarrjeve treguan se
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se një ditë më parë ushtria ruse kreu dhjetë sulme ajrore dhe dhjetë sulme me raketa.
Sipas tyre, armiku ka kryer edhe 42 sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në Zaporizhja.
Në përditësimin e tij, Zelensky raportoi gjithashtu “luftime të ashpra” në rajonin (lindor) të Donetskut. Ai pretendoi se rreth 100 sulme ruse u zmbrapsën në rajon vetëm të enjten.
Donetsk, i cili është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara ilegalisht nga Moska, ka qenë subjekt i disa prej luftimeve më të ashpra të konfliktit .

Back to top button