Luftime të ashpra raportohen në jug të Kievit
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë raportuar për luftime të ashpra rreth Vasylkiv, një qytet që ndodhet në jug të kryeqytetit të vendit, Kiev.
“Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar aktualisht në qytetin Vasylkiv në rajonin e Kievit, ku pushtuesit po përpiqen të zbarkojnë”, thanë forcat e armatosura.
Forcat ruse po përparojnë gjithashtu drejt Kievit nga veriu dhe lindja./21Media