Luftimet në Mariupol vazhdojnë
Luftimet në rrugë vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit.
Rreth 300,000 civilë nuk janë në gjendje të evakuohen.
Disa nga pak civilë që arritën të ikin, kanë përshkruar kushtet e tmerrshme atje, pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që furnizimet me ushqime po mbarojnë.
Motra e deputetit ukrainas, Yaroslav Zhelezniak, ka arritur të largohet nga Mariupol pak ditë më parë.
“Pas dy javësh, ata nuk kishin ushqim, ndërkaq dyqanet u mbyllën, kështu që ajo tha se zgjidhja që kishte ishte që të përpiqej të gjente, për shembull, të vidhte ushqim – ose të vdiste pa ushqim”, ka thënë Zheleznjak për BBC-në.
“Njerëzit janë gjithmonë të frikësuar se ndonjë bombë, ndonjë armë, ndonjë shpërthim do t’i vrasë. Ka shumë trupa të vdekur në rrugë, shumë ndërtesa janë në flakë, shumë ndërtesa janë shkatërruar”, tha Zhelezniak./21Media