Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen në javët e ardhshme
Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Mykolaiv dhe një shtytje të rinovuar drejt Kramatorsk.
Sipas raportit, forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të ridislokohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën lindore.
Dje, një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se kishte indikacione se forcat ruse po rifurnizonin dhe përforconin trupat në rajonin e Donbasit./21Media