Luhet sot gjysmëfinalja e parë mes Liverpool dhe Arsenal, formacionet e mundshme

 
Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup ndërmjet Liverpool dhe Arsenal. Edhe spe ishte planifikuar të luhej javën e kaluar, ndeshja u pezullua për shkak të rasteve me COVID në skuadrën e Klopp. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield Road” me fillim nga ora 20:45.
Në mesin e një numri të madh të mungesave nga të dy skuadrat për shkak të angazhimit të lojtarëve në Kupën e Afrikës, Liverpooli dhe Arsenali do të kërkojnë avantazhin para ndeshjes kthyese në Londër që luhet me datë 20 janar.
Nga angazhimet në Kupën e Afrikës më shumë është prekur Liverpooli pasi që nuk i ka shërbimet e Keita, Mane dhe Mohamed Salah, kurse te Arsenali do të mungojnë emra si Aubameyang, Elneny, Partey dhe Nicolas Pepe.
Për Arsenalin nuk do të paraqitet as mesfushori Granit Xhaka i cili është i infektuar me COVID-19.
Këto janë formacionet e mundshme të këtij ballafaqimi:
Liverpool: Alisson, Brandley, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Henderson, Fabinho, Jones, Gordon, Minamino, Jota.
Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney, Lokonga, Patino, Saka, Odegaard, Martinelli, Lacazette.
Chelsea është finalisti i parë i këtij kompeticioni pasi në gjysmëfinale e mposhti Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga të dy ndeshjet.

Back to top button