Lukaku do të ketë një takim vendimtar me Tuchel sot

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel do të takohet me sulmuesin belg, Romelu Lukaku gjatë orëve në vazhdim.
Qëllimi i këtij takimi do të jetë që të bisedohet në lidhje me intervistën e Lukakut për “Sky Italy”, ndjenjat e tij dhe sjelljet ndaj klubit të Chelseat.
Momentalisht, kampioni evropian Chelsea nuk është duke komentuar mbi rastin në fjalë, ku janë duke pritur vendimin e trajnerit Tuchel.
Po ashtu, sipas raportimeve Chelsea nuk ka plane që ta shes ose ta largojë Romelu Lukakun nga skuadra në këtë janar./kp

Back to top button