Lukaku nuk dëshiron të kthehet te Chelsea
Romelu Lukaku nuk dëshiron të rikthehet në Chelsea, kështu që Interi është gati të zgjasë huazimin e tij deri në vitin 2024 dhe më pas ta bëjë blerjen e tij të përhershme. Sulmuesi belg u kthye te Int
Romelu Lukaku nuk dëshiron të rikthehet në Chelsea, kështu që Interi është gati të zgjasë huazimin e tij deri në vitin 2024 dhe më pas ta bëjë blerjen e tij të përhershme.
Sulmuesi belg u kthye te Interi verën e kaluar pas një periudhe zhgënjyese njëvjeçare në “Stamford Bridge” ku ishte transferuar në verën e vitit 2021 si nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Megjithatë, ai nuk arriti të justifikonte çmimin e tij prej 115 milionë eurosh duke shënuar vetëm tetë gola në 26 ndeshje në Premier Ligës nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Lukaku u kthye te Interi në një marrëveshje huazimi të verën e kaluar, që do të thotë se Interi nuk ka një opsion apo detyrim për të blerë kartonin e tij.
Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, gjigantët e Serisë A dhe Chelsea kanë një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e Lukakut në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2024.
Interi do të paguante 10 milionë euro për një tjetër huazim për një sezon, duke mbuluar pagën e sulmuesit si dhe duke parë mundësinë e blerjes përfundimtare të tij.
Lukaku nuk dëshiron të kthehet te Chelsea dhe “Blutë” nuk po planifikojnë të ribashkohen me 29-vjeçarin, kështu që “Nerazzurrët” janë të sigurt se do të arrijnë një marrëveshje me gjigantët e Premier Ligës që reprezentuesi i Belgjikës të vazhdojë aventurën e tij në Itali.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






