Luksemburgu do legalizojë prodhimin dhe përdorimin e kanabisit në shtëpi

Qeveria e Luksemburgut njoftoi ndryshime në ligjin për kanabisin, me plane për të legalizuar rritjen dhe përdorimin e barit në shtëpi.

Vendimi i qeverisë vjen si pjesë e një pakete masash për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës në vend.
Qeveria mendon të lejojë për çdo familje që dëshiron kultivimin e katër bimëve kanabis vetëm për përdorim personal.
Qeveria do të lejojë gjithashtu shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë.
Ligji pritet të shqyrtojë edhe lejimin e prodhimit të farave vendase për qëllime komerciale.
Transportimi ose konsumimi deri në tre gram kanabis nuk do të konsiderohet një vepër penale./21Media

Back to top button