Lulzim Bexheti tregon planin për ta bërë Gjilanin qytet tërësisht ekologjik

Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Bexheti sonte deklaroi se qytetarët që banojnë në qendër të Gjilanit janë në rrezik nga azbesti.
Sipas planit të tij, duhet të bëhet shkatërrimi i të gjitha objekteve në qendër të Gjilanit, për një qytet tërësisht ekologjik.
Bexheti shtoi se me rikonstruksionin e qendrës së Gjilanit, do të zgjidheshin shumë probleme.

Në garë për kryetar të Gjilanit janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon Nazim Gagica, nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar komune, kurse Partia Demokratike e Kosovës këtë pozitë ia ka besuar Leonora Morina-Bunjakut. Në garë për kryetar të Gjilanit janë edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri dhe Lulzim Bexheti.

Në Gjilan janë 101 mijë e 62 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media
Back to top button