Lumezi e informoi Szunyog për të arriturat në luftën kundër krimit e korrupsionit

 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka zhvilluar sot një takim pune me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilin e ka informuar me të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit, si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, konkretisht luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Në këtë drejtim është theksuar nevoja për progres të mëtutjeshëm, me ç’rast shefi i BE-së në Kosovë ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Prokurorit të Shtetit, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellët që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Back to top button