Lumi Vjosa del jashtë kontrollit, uji deri në gju, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja

Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.
Në një video të siguruar nga Vizion Plus shihet një qytetar që merr qenin në krahë për ta shpëtuar nga përmbytjet, duke treguar solidaritetin dhe kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara. Evakuimi i banorëve po zhvillohet me ndihmën e familjarëve, forcave të ushtrisë dhe emergjencave civile, të cilët po asistojnë ata që janë bllokuar në banesat e përmbytura.
Situata po monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet theksojnë rëndësinë e respektimit të udhëzimeve zyrtare për të garantuar sigurinë e të gjithëve./vizionplus.tv