Lumi Vjosa del sërish nga shtrati

Sërish lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke arritur kuotën 7.5 metra në matësin e nivelit.
Prurjet e lumit, pasi ishin futur brenda shtratit gjatë ditës së djeshme, në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së sotme janë shtuar përsëri.
Si pasojë, niveli i Vjosës ka shkuar sërish në 7.5 metra, duke përmbytur tregun e kafshëve pas urës së Mifolit.
Ndërkohë, forcat e Mbrojtjes Civile janë në terren dhe po punojnë për riparimin e një argjinature, e cila u çarë në ditët kur Vjosa kishte prurje të mëdha, duke shkaktuar përmbytje edhe në fshatin Bishan.