Lumir Abdixhiku kandidat për kryetar të LDK-së

 

Lumir Abdixhiku sonte bëri të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi u shpreh se duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtur një standard të lartë politik.

“Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë! Natyrisht se ka të tillë që – përkundër rezultatit të tanishëm – vazhdojnë të insistojnë në mosndryshim dhe se çdo ndryshim e refuzojnë ekzistencialisht.”, shkroi ndër të tjera ai në facebook.

Abdixhiku u shpreh se pret zgjiim të shumicës për rikthim, “sepse në rënie s’mund të rrimë të qetë për asnjë çmim.”

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, LDK ka marrë 12,647% të votave./21Media

Po, do të jem kandidat!

Më 14 shkurt morëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u…

Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, March 8, 2021

Back to top button