“I lumtur nëse Ibrahimoviç largohet”!

“Nëse ai vendos të qëndrojë, unë do të jem i kënaqur. Nëse ai vendos të largohet për të nisur një aventurë të re, unë prapë do të jem i lumtur”, ka thënë Mourinho

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho vitin e kaluar ka arritur që të bëjë një transferim të rëndësishëm, duke sjellë në skuadër yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviçin.

Me skuadrën e Unitedit suedezi pati nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa ende nuk dihet nëse do të vazhdojë kontratën.

Lidhur me këtë, Mourinho ka thënë se nëse Ibrahimoviç largohet ai do të jetë i lumtur ngaqë ka merita në sukseset e tyre.

“Jam i qetë dhe po e pres vendimin e tij. Nëse ai vendos të qëndroj, unë do të jem i kënaqur. Nëse ai vendos të largohet për të nisur një aventurë të re, unë prapë do të jem i lumtur. Ai ka merita në suksesin tonë këtë edicion. Por nëse vendos të shkojë dhe të provoj të jetë i lumtur diku tjetër me familjen e tij, ashtu le të bëhet”, ka thënë Mourinho./21Media

Back to top button