Lushaku: Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë

(Lajm i përditësuar)


Lushaku: Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, komentoi deklaratën e ministrit në detyrë, Hekuran Murati, i cili gjatë ditës tha se në bankat e Kosovës ka më shumë para të qytetarëve se sa pesë vite më parë.

Por, sipas saj, në bankat e Kosovës ka më shumë se kurrë kredi të dhëna dhe borxhe të qytetarëve ndaj bankave.

“Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë. Unë nuk dyshoj që ai e din saktë pse po e thotë, sepse po e thotë për të bërë një mashtrim publik. Është fatkeqësi që një djalë i ri gjatë këtyre viteve na ka plasur vetëm të pavërteta, ndërkohë që Kosova është në inflacionin më të lartë ndonjëherë,” u shpreh ajo.


Lushaku: Kosova do ta pensionojë Albin Kurtin

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se është e sigurtë që Kosova do ta pensionojë Albin Kurtin.

“Sepse ai është i dëmshëm për Kosovën,” tha ajo.


Lushaku: Përrallat që shkruan Dejona Mihali natën, LVV i ekzekuton ditën

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihali, me narrativën e saj e pengon Kosovën.

“Ne kemi problem me rrëfimet, me tregimet dhe përrallat që shkruan natën Dejona Mihali, dhe si ushtri e orkestruar i ekzekuton LVV gjatë ditës… Është tragjike, sepse njerëzit e edukuar që do të prisnim të kenë mendim kritik, siç është Hekuran Murati, janë të kundërt me këtë që po them. Ai është kryetar i narrativave propaganduese.”, tha Lushaku.


Lushaku: Kurti frikacak, nuk përballet

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, e quajti liderin e Vetëvendosjes frikacak.

Sipas saj, ai nuk përballet as me kundërshtarët e as me mediat.
“Përveç që është destruktiv, ai po instalon një tendencë autoritare të qeverisurit në Kosovë”, u shpreh ajo.


Lushaku: LVV me buxhetin e shtetit bën propagandë, na shan

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se përdor gjithë buxhetin e Kosovës për propagandë masive.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sepse na shajnë mijëra e mijëra njerëz në rrjetet sociale e na kërcënojnë çdo ditë; krejt këto i bëjnë me paratë tona. Por kjo na jep shumë vullnet që ne, që kemi vendosur me i rrit fëmijët tanë, të mos e lejojmë këtë gjendje”, u shpreh ajo./21Media

Back to top button