Lushaku: LDK nuk ka ndërruar qëndrim

Deputetja e LDK-së, Jehona Sadriu-Lushaku ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për konstituimin e Kuvendit.
“Qëndrimi i LDK-së është i njejtë ashtu sic e kemi thënë disa herë, fatkeqësisht nuk po gjendet zgjidhje politike, pa zgjidhje politike nuk mund të presim rezultate të tjera.
Lidhur me takimin e Osmanit me partitë poltike të enjten, Lushaku tha se ajo ka qenë një nismë për dialogim.
“Ka qenë një nismë për dialogim, është pikërisht ajo që kemi bërë thirrje prej fillimit, opsioni jonë është i qartë në kuptimin që ne kemi dhënë një alternativë që të mblidhemi të formojmë një qeveri të unitetit me përfaqësues nga të gjitha partitë për ta quar vendin drejt zgjedhjeve të reja për shkak të ngërcit dhe kjo është një krizë politike të cilën nuk duhet të ja falim asnjë partie politike. Një parti që ka fituar 48 deputetë nuk duhet ta ketë monopolin e bllokimit dhe të mirëmbajtjes së krizës”, tha Lushaku. /21Media