Lushaku-Sadriu: Familjet e 97 mijë 984 nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se familjet e 97 mijë 984 nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat.

Në një postim në Facebook ajo këtë e ka quajtur si një përvojë vuajtjeje për prindërit, siç u shpreh ajo, me kosto të lartë për shtetin dhe e quajti këtë qeverisje pa vision, përcjell Klankosova.tv.

”Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit  fillon nesër. Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin. Një qeverisje pa vision, mu si muzgu-nga dita, drejt në terr”, ka shkru tutje ajo në Facebook./21Media

Back to top button