Lushaku-Sadriu: Mbledhja e sotme për bilancin e zgjedhjeve

Jehona Lushaku Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se mbledhja e sotme e këtij subjekti politik po bëhet për të analizuar se si kanë shkuar zgjedhjet.
“Takim për të bërë një bilanc se si kanë shkuar zgjedhjet dhe një analizë të përgjithshme. E besoj që, në bazë të statutit, do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë, ku do ta caktojmë edhe datën për kuvendin,” tha ajo para mbledhjes.
“LDK njihet për debat të brendshëm dhe demokraci të brendshme. Është tepër e shëndoshë që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë.”, tha ajo.