Lushtaku e Mustafa udhëtuan drejt Hagës
Ballafaqohen me Specialen për pretendimet e Dik Martit.-Mustafa intervistohet më 14 janar, ndërsa Lushtaku më 16 janar
Sot për në Hagë janë nisur dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa. Ish-komandanti i zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku, tha se nuk e di se në çfarë cilësie po intervistohet. Përderisa, ish komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, deklaroi se është ftuar edhe si dëshmitar edhe si i dyshuar. Përkrahje kanë gjetur edhe nga krerët e institucioneve./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?