Kaloni te përmbajtja kryesore

Lushtaku ia dedikon fitoren Hashim Thaçit e Kadri Veselit

 
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e PDK-së në Skënderaj.
Lushtaku ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, duke thënë se këtë fitore ua dedikojnë atyre.
“Urime fitorja Skenderaj! Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore! Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Sipas numërimeve të deritshme, kandidati i PDK-së për Skënderaj, Fadil Nura ka 58,99 për qind të votave nga numërimi i 25,48 për qind të votave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button