Lushtaku krahason Kuvendin me çerdhe fëmijësh

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka thënë se Vetëvendosje po shpik po shpik forma të ndryshme, vetëm e vetëm që mos të qesë në votim e kandidatin e tyre në Kuvendin e Kosovës që po shihet qartë që po dështon çdo herë sa e qesin në votim.
“Pavarësisht sa i ka numrat në Kuvendin e Kosovës, ato numra nuk janë të mjaftueshme që të zgjedhet Kryetari i Kuvendit dhe për të zgjedhur dhe për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Andaj, me të vërtetë është edhe kokëçarje edhe për qytetarët e vendit dhe tallje me gjithë qytetarët pse kjo kokëfortësi nga një parti politike, së paku edhe me ndërru edhe kandidatin dhe me pasë edhe propozime të ndryshme për të dalë nga kjo situatë. , ka thënë Lushtaku.
Madje ai situatën në Kuvendin e Kosovës e ka krahasuar me kopsht fëmijësh.
“Kështu që ju e dini, edhe ne si deputetë të Kosovës, pavarësisht bindjeve politike partive çfarë e përfaqësojmë, me të vërtetë po ndihemi sikur të jemi në një çerdhe të fëmijëve, sepse kokëfortësia, egot e ndryshme, nuk po e lejojnë që Kosova të ec përpara dhe të formojë institucione të veta dhe kështu t’i merr premtimet dhe t’i punojë për premtimet çfarë i ka ba në fushatat elektorale të saj.”, ka shtuar Lushtaku.
“ Nëse vazhdon kështu, me të vërtetë po e humbim çdo sens të përgjegjësisë çfarë e kemi para qytetarëve të vendit”, ka thënë ai.
Lushtaku ka folur edhe për takimin e thirrur nga Presidentja.
“Unë shpresoj që të gjithë të ulen egot dhe të shikojnë me përgjegjësi më të madhe dhe të tejkalojnë këtë lëmsh çfarë është ba deri më tani dhe shpresoj që ti përgjigjen e ftesës edhe partia që e ka fitu 48 mandate në Kuvendin e Kosovës dhe kështu të kemi një rezultat që i përgjigjet edhe situatës politike. A do shkoj PDK me propozim në këtë takim? Mbetet të shihet nga kryetari i partisë, kemi me diskutu edhe një herë në grup parlamentar dhe në institucionet dhe strukturat e partisë dhe e shohim tutje. Edhe një herë, ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës pamarësisht bindjen politike po e shoh edhe nga kolegët me të vërtetë dëshirojmë t’i mbanim një zgjidhje, po shihet qartë që zgjidhja është një herë në dorën e partisë më të madhe në Kuvendin e Kosovës, e cila edhe pse është më e madhja, nuk i ka numra të mjaftueshme.”, ka thënë ai./21Media