Lushtaku Sadriu akuzon qeverinë se për qëllime politike nuk po ndihmon Prishtinën

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushtaku Sadriu, akuzoi qeverinë për rol destruktiv si dhe sipas saj kjo qeveri nuk e ka fokusin në kryeqytet.

“E shohim një ndarje buxhetore dhe totalisht një tejkalim të kryeqytetit për nga investimet kapitale që qeveria i ka bërë në komuna, dhe duke marrë parasysh numrin e qytetarëve, duke marrë parasysh fokusin që do të duhej ta kishte qeveria në kryeqytet nuk e ka”, tha ao.

Lushtaku Sadriu po ashtu shtoi se qeveria nuk e ndihmoi komunën për unazën e kryeqytetit .

“Përkundrazi në shumë pika kemi pasur vonesa në përgjigje nga ministritë e caktuara , kemi pasur madje procese gjyqësore për Rrugën A konkretisht që doli pastaj të ishte një lloj blofi se pse u hodh poshtë e gjithë akuza dhe u zhbllokuan ndërtimet, dhe këto flasin për osbstruksione brenda nivele të qeverisjes vetëm për qëllime politike , këto nuk janë në dobi të qytetarëve”, tha ajo./21Media

Back to top button