LVV dhe LDK të hapura për koalicione, por me kushte!

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të krijojë Qeveri stabile si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici, i tha RTV21 se për bashkëpunim me partitë e tjera për koalicion LVV-ja vendos kushtet e saj. Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim me LVV-në, por vetëm nëse merret parasysh, siç tha, programi i LDK-së.
Bashkësia ndërkombëtare është një pritje të një Qeverie stabile në Kosovë për të shtyrë përpara çështje procesin e dialogut me Serbinë. Shefi i zyrës s BE-s në Kosovë, Avio Orav, një për intervistë për rtv21 tha se presin një Qeveri i cila përveç se është stabile do t’i mbajë edhe premtimet. Duke iu përgjigjur kërkesave të ndërkombëtarëve, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhje do të krijojë Qeverinë stabile.
“LVV-ja është ajo parti që ka fituar shumicën dhe besoj se do të ketë Qeveri stabile përderisa janë mbi 42% të votave të cilat ja kanë dhënë besimin Kurtit dhe LVV-së me qeverisë me vendin edhe për katër vitet e ardhshme. Asnjë Qeveri tjetër nuk mund të jetë më stabil sesa Qeveria që do të udhëhiqet nga LVV-ja. LVV-ja si parti fituese vendos kushtet duke qenë se është partia e parë për të gjitha ato veprime që vlerëson se duhet të ndërmerren me indvid të caktuar apo subjekte politike. Por, për këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi certifikim të rezultateve dhe që të kemi fillim të procesit të funksionalizimit të Kuvendit”, tha Maqedonci për rtv21.
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, thotë se kërkesat e ndërkombëtarëve për Qeveri stabile janë të arsyeshme për shkak se vendi ka prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës. Sipas tij, LVV-ja si parti fituese ka mundësi të krijojë koalicione. Tha se ai nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim LDK-LVV.
“Ne kemi shpreh gatishmëri që të jemi shumë konstruktiv. Si parti e tretë opozitare do të jemi konstruktiv përballë agjendës e cila e pret Qeverinë e ardhshme. Janë shumë të panjohura të cilat munden me u diskutua. Ne kemi një program që iu kemi bërë ofertë qytetarëve me të cilin besojmë se e nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku. Nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë qeverisës atëherë do ti marrim parasysh të gjitha opsionet. Unë personalisht nuk kam vija të kuqe ndaj LVV-së përkundër atyre frustrimeve që janë krijuar”, tha Quni për rtv21.
Deputeti Quni duke mohuar zërat për përçarje brenda LDK-së tha se ky subjekt politik nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit edhe me partitë e tjera opozitare.
“Jam i prirur gjithnjë nga ajo që është në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit. Tani jemi në një situatë kur këto tema nuk janë hapur. Besoj se lidershipi do ti merr parasysh faktorët. Nuk e besoj se ka përcarje brenda LDK-së. Ka diversitet dhe kjo është demokracia”, u shpreh Quni.
Ndërkohë, analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se marrë parasysh rezultatet zgjedhore dhe qëndrimet e partive politike Vetëvendosje nuk është e interesuar që të krijojë Qeverinë e re. Sipas tij, ky mandat nuk do të prodhoj një Qeveri stabile.
“Matematika e numrave ka bërë që edhe nëse arrihet të themelohet një Qeveri nga këto dy blloqe, VV-ja dhe partitë e vogla apo opozita, do të kemi një Qeveri me pak numra dhe afatshkurtër e cila do të zgjaste deri në zgjedhjen e presidentit”, tha Jashari për rtv21.
Zyrtarisht ende nuk kanë nisur diskutimet midis subjekteve politike për koalicione të mundshme pas zgjedhore. Deri më tash sipas zyrtarëve të LDK-së dhe të PDK-së që i kanë thënë televizionit tonë kandidatët për kryeministër Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar një takim në lidhje për formimin e Qeverisë së re./RTV21/21Media