LVV e do Konjufcën kryeministër, ish opozita do zgjedhje

Pas një takimi të realizuar mëngjesin e së martës midis presidentes Vjosa Osmanit dhe kryetarit të LVV-së Albin Kurti ku u diskutua për çështjen e mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë, Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së mbajti mbledhje.  Pasi mandatari i parë Albin Kurti kishte dështuar ta formojë Qeverinë, Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së duke u bazuar në të drejtën kushtetuese vendosi që kandidat për mandatar të dytë të jetë, Glauk Konjufca.

Në hyrje të fjalimit Konjufca kishte fjalë përkdhelëse për Kurtin.

Kandidatit për kryeministër nga LVV, Glauk Konjufca, përmdendi disa arsye që partitë e tjera parlamentare duhet ta votojnë atë për formimin e Qeverisë.

‘’Interesi publik është shmangia e dy parë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti votimi i buxhetit për vitin 2026”, tha Konjufca

Por, arsyetimet e kandidatit për kryeministër që ta votojnë për formimin e Qeverisë sic duket nuk do të merren parasysh nga partitë e tjera parlamentare shqiptare.

PDK-ja  konsideron se duke e ditur se LVV-ja nuk i ka votat e nevojshme, kandidimin e Glauk Konjufcës e quajën humbje kohe. Prandaj, ky subjekt politik vlerëson se zgjedhjet janë të pashmangshme.

‘’ Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë. PDK konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit. Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake” , thuhet në reagimin e PDK-së

Edhe në LDK e quajnë humbje kohe lëvizjen e LVV-së e cila vendosi që emri i Glauk Konjufcës të dërgohet tek presidentja për mandatar të dytë. Në LDK vlerësojnë se shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura vetëm sa thellojnë pasigurinë politike.

‘’LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri’’, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi ka thënë se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Haradinaj

Por, pavarësisht qëndrimeve të subjekteve politike, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca thotë se do të bëjë përpjekje për të arritur koalicion për sigurimin e votateve të nevojshme.

“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje të koalicionit me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë ta krijojmë një qeveri të re për me i shmangurdy gjëra të rëndësishmë’’.

Ndërsa, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, një qeveri të mundshme të udhëhequr nga Glauk Konjufca do ta ketë postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka afat deri nesër që të vendos nëse Glauk Konjufca i ka siguruar votat për t’u mandatuar, apo vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare brenda 40 dite./RTV21/21Media

Back to top button