LVV i reagon LDK-së: Ankesat në PZAP presion direkt mbi këtë institucion

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur ankesën e LVV-së në PZAP si presion.
Zëdhënës i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se “reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën tonë në PZAP është absurd i llojit të vet”.
“Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Tutje në reagimin e tyre thuhet duhet respektuar vullneti i shprehur nga qytetarët”, shkruan mes tjerash Manxhuka.