LVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme për çështjen e votimit me postë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, të hënën pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, tha se Vetëvendosja do të ankohet në Gjykatën Supreme, për çështjen e rivotimit me postë nga votat jashtë Kosovës.

“Ne do të ankohemi në lidhje me çështjen e votimit me postë në Supreme. Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, është shprehur Kurteshi pas mbledhjes së KQZ-së.

Kurteshi, shtoi se LVV-ja, ka nxjerrë prova se si “procesi është tërësisht i kontaminuar”.

“Ne kemi me u ankua në lidhje me çështjen e rivotimit me postë, nga vota e jashtme për mërgimtarët tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankua në vendimin e PZAP-së, sepse e ka hapur derën PZAP-ja ligjërisht 48 orë, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e KQZ-së të hënën u vendos të rinumërohen 50 vendvotime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button