LVV mbështet zotimin e Kosovës në Bordin e Paqes, flet Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se Bordi i Paqes lehtëson mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Në një intervistë për RTV21 Maqedonci tha se edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje e mbështet zotimin e Kosovës në këtë bord.
“Çdo pjesëmarrje në çdo institucion apo iniciativë që drejtohet nga ShBA lehtëson mundësinë në aspektin e pranimit të Kosovës në NATO si anëtare e plotë por kemi pasur shumë hapa që kemi ndërmarrë. Pjesëmarrjen në forcën stabilizuese për Gazën e ka miratuar kryeministrit me 11 dhjetor dhe kjo është bërë me qëllimin që ne të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë. Duke qenë që kryeministri e ka bërë vetëm të qartë….kjo nënkuptohet që është një mbështetje për paqen dhe sigurinë në botë. Është i mirëseardhur çdo bord dhe institucion që kontribuon për paqen në këtë rast edhe Bordi i Paqes është iniciativë që kontribuon në paqen aq me pak kur kjo kërkesë për pjesëmarrjen e Kosovës nga presidenti i ShBA-së. Besoj se tashmë pas zgjidhjes edhe të çështjes së presidentit do të kalojmë në hapa tjerë të vendimmarrjeve në raport me shumë çështje të Kosovës mes tjerash do jetë edhe ky zbarkimi në gaza por edhe bordi i paqes dhe aktivitetet e tjera për të cilat kërkohet miratim nga kuvendi”, tha Maqedonci për RTV21.
Maqedonci tutje shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që të zbarkojë në misione paqeruajtëse derisa bëri të ditur se janë në proces të analizës së formës dhe kapacitetit me të cilin do të mund të kontribuojnë në forcën paqeruajtëse për Gazën.
“FSK-ja është forcë profesionale e përgatitur me standarde të NATO-s dhe e gatshme për të zbarkuar në misione paqeruajtëse. Aktualisht unë si ministër bashkë me komandantin e FSK-së jemi duke shqyrtuar dhe analizuar kapacitete në të ciklat FSK-ja mund të kontribuojë në këtë force stabilizuese në Gaza. Së shpejti do nisin procedurat e tjera që kërkohen sepse deri me tani kemi vetëm vullnetin politik të presidentes e të kryeministrit, kurse tani do të hymë në fazën ku bashkë me komandantin e FSK-së do të dërgojmë rekomandimin në qeveri për pjesëmarrje, vendimi politik merret nga qeveria për pjesëmarrje në Gaza pastaj është faza tjetër kur duhet një aprovim nga Kuvendi për të kaluar në fazën fundit që është autorizimi nga presidentja për të marrë pjesë në Gaza bazuar në vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit. Mirëpo aktualisht kemi kapacitete që mund t’i ofrojmë së shpejti do të bëhen të ditura ato kapacitetet me të cilat FSK mund të operojë në Gaza. Kjo është një arritje për vendin tonë fakti qe ne jemi pjesë e një misioni humanitar ne mbështetje të paqes në një zonë ku konfliktet kanë zgjatur me vite dhe FSK po merr pjesë në një forcë stabilizuese që po ndërtohet prej një rezolute të OKD-së pa qenë ende vend i OKB-së. Po shikojmë shumë mundësi varet edhe nga kërkesa që vjen prej forcës stabilizuese ku është nevoja me madhe për pjesëmarrjen tonë por edhe ku ne kemi kapacitete me të specializua Kemi shumë fusha ku mund të angazhohen pjesëtarët tanë në Gaza por aktualisht jemi në fazën e një analize e cila ndërlidhet me kërkesat qe vijnë nga forca”, tha Maqedonci për RTV21./RTV21