LVV për Raportin e Progresit: Më i mirë në krahasim me vitet e kaluara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Armend Muja përmes një konference për media u deklaruan për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian (KE) për vitin 2022.
Fitore Pacolli tha se raporti është më i miri që nga viti 2018 kur ka nisur të vlerësohet puna e institucioneve të Kosovës nga ky organ i BE-së.
“Nga 14 raporte ky është raporti me i mirë në krahasim me vitet e kaluara dhe më i miri në krahasim me shtetet e rajonit, ky është raporti i parë ku nuk evidentohet ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, sidomos në punësimin e shërbyesve civilë, në transmetuesin publik, dhe në institucione e agjenci të pavarura. Në të gjitha raportet kaluara ndërhyrjet politike evidentoheshin këto fenomene shqetësueses. Ky është raporti i parë ku evidentohet shumë më shumë progres dhe nuk evidentohet regres dhe kthim prapa”, ka thënë Pacolli.
Sipas Pacolli ky është raporti i parë ku nuk raportohet për ndërhyrje politike në transmetuesin publik dhe në agjencitë e pavarura.
“Dhe ndikim politik në sistemin e drejtësisë, administratës publike, në agjencitë e pavarura dhe në transmetuesin publik. Raportohen zero ndërhyrje politike”, tha ajo.
Pacolli deklaroi se nga qershori i këtij viti 2021 deri në qershor të vitit 2022 janë miratuar gjithsej 123 ligje, në mesin e tyre edhe 31 marrëveshje
“Kemi përfunduar rregulloren e Kuvendit, e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kemi filluar reformën zgjedhore”, tregoi Pacolli.
Ndërsa, deputeti i LVV-së Armend Muja tha se në këtë raport nuk adresohen ndërhyrje politike.
“Në Kosovë janë kaluar disa ligje të rëndësishme sa i përket asaj që ne i kemi thënë ç’kapja e shtetit. Në raport nuk adresohet ndërhyrje politike tek kapja e shtetit, apo ndonjë qasje klienteliste përmes adoptimit…..Kjo mund të jetë hera e parë. Një tjetër që i adresohet është dhe RTK-ja, mënyra se si është adresuar, shkarkimi i bordit të RTK-së. E dyta kalimi i ligjeve të tjera të rëndësishme që në vitet e fundit nuk kanë mundur të kalohen. Në vitin 2008 janë kaluar 58 ligje, ndërsa gjatë këtij viti janë kaluar 87 ligje”, deklaroi Muja.
Muja tha se në këtë raport nuk evidentohen edhe sjelljet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosovës.
“Gjatë kohës që mbulon ky raport, ka pas ngritje të avionëve në kufijtë e Kosovës, ka pas kërcënime të vazhdueshme ndaj sigurisë së vendit tonë, ka pas një sjellje apo bashkëpunim mes Serbisë dhe Rusisë e cila nuk evidentohet në këtë raport.”, deklaroi Muja./21Media

Back to top button