LVV përmbyll fushatën në Prishtinë

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se zgjedhjet e 9 shkurtit “janë “referendum historik”.
Kurti tha se qeveria e tij “kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian”.
Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të gjera e më përmbajtjesorë.
“Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, përkundrazi, kurrë nuk ka pasur marrëdhënieve më të gjera, më të thella, më përmbajtjesore më cilësore me aleatët, partnerët, miqtë tanë ndërkombëtarë nga perëndimi, sesa me qeverinë tonë”, tha Kurti.
Ai përmendi zotimet për katër vitet e ardhshme, përfshirë investimet që sipas tij do të bëhen në ushtri, prodhimtari e ndërmarrësi.