LVV përmes një aksioni vendos pllakën “Adem Mikullovci” në Teatrin e Vushtrrisë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, përmes një aksioni simbolik ka vendosur pllaken emertuese “Adem Mikullovci”,në hyrje të Teatrit të Qytetit.

Kjo sipas një komunikate është bërë me rastin e 2 Korrikut, duke zbatuar vendimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të datës 26.11.2020 për emërtimin e Teatrit të Qytetit me emrin “Adem Mikullovci”.

“Fatkeqësisht pllaka emertuese nuk u vendos fillimisht nga ish kryetari Xhafer Tahiri në vitin e fundit të tij qeverisës, dhe as pas gati dy viteve nga kryetari aktual Ferit Idrizi, përkundër kërkesave të vazhdueshme të grupit tonë kuvendar dhe zotimit të vet kryetarit. Adem Mikullovci dhe emri i tij janë nderim për Teatrin e Qytetit. Ai mbetet pa dyshim një nga artistët më të respektuar të popullit tonë. Adem Mikullovcin populli ynë e kujton si artistin e vlerave të larta artistike por edhe për përfaqësimin dinjitoz në legjislaturën historike të 2 Korrikut ku me guximin e forcën e argumentit mbrojti të drejtat e popullit tonë për vetëvendosje”, thuhet në komunikatë.

Back to top button