LVV përveç ligjit për zgjedhje shkeli edhe konvetën për të drejtat e fëmijëve

Një tubim i LVV-së, në komunën e Vushtrrisë nxiti valë reagimesh, kur pranë Albin Kurtit u shfaq një e mitur e cila recitoi një poezi me përmbaje të fortë politike, sulme ndaj kundërshtarëve dhe lavdërime për liderin e LVV-së. Poezia e të miturës në fushatën e LVV-së, veç të tjerash përmbante edhe mallkime ndaj kundërshtarëve politik të LVV-së.
Përdorimi i fëmijëve nëpër fushata zgjedhore është i ndaluar edhe me ligjin për zgjedhje. Sipas rregullores për zgjedhjet asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën 15 vjeçare në fushatë zgjedhore. Ndërkohë pjesëmarrja e fëmijëve nëpër fushata, nuk mund të bëhet pa prezencën apo pëlqimin e prindërve. Paraqitja e së miturës në tubimin zgjedhor të LVV-së, përveç rregullores bie ndesh edhe me ligjin për zgjedhjet, konventën për të drejtat e fëmijëve vlerëson ish kryetari i gjykatës së apelit Hasan Shala. Sipas Shalës, dënimi nga PZAP për LVV-në mund të mbërrijë deri në 40mijë euro.
“Subjektet politike njëherë e përgjithmonë të kuptojnë që nuk lejohen fëmijët të politizohen”, tha Shala për rtv21
Paraqitjen e së miturës në tubimin zgjedhor e cila përmes një poezie përçoi mesazhe politike, gjuhë të urrejtjes por edhe mallkime e dënoi edhe Organizata Jo qeveritare e Koalicionit për fëmijë. Përfaqësuese e KOMF, Klevis Vaqari, tha se përveç kujdesit që duhet të tregojnë subjektet politike, rol të rëndësishëm për mos përfshirje të fëmijëve në politikë kanë edhe prindërit.
“Ne kemi reaguar, kemi kundërshtuar, kemi kërkuar monitorim edhe nga KQZ-ja vet subjektet politike por rol të madh kanë edhe prindërit dhe familja si bërthamë”, u shpreh Vaqari për rtv21
Kjo nuk është hera e parë që fëmijët përdorën në fushata zgjedhore për qëllime politike. Edhe në zgjedhjet e kaluara PZAP u kishte shqiptuar subjekteve politike rreth 10 mijë euro gjoba./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?