Macron dhe Le Pen në balotazh për president të Francës

Macron dhe Le Pen u kualifikuan sot në mbrëmje për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, anti-BE, Marine Le Pen u kualifikuan sot në mbrëmje për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale francese, sipas rezultateve të para.

“Favorit në këtë duel final, ish-ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, 39 vjeç, kryesoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, drejtueses së partisë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe”, sipas vlerësimeve të tre instituteve të sondazheve.

Back to top button