Macron dhe Putin do të flasin në telefon
Zyra e presidentit francez thotë se së shpejti Emmanuel Macron do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.
Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi, por deri në atë moment kanë qenë në kontakt të rregullt.
Macron që atëherë ka siguruar rizgjedhjen si president francez për një mandat të dytë.
Përpjekjet e tij për të mbajtur komunikim të hapur me liderin rus kishin çuar në kritika nga disa, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë kryeministrin polak.
“Është detyra ime të flas me të, na duhet. Nuk do të ndalem së bërë”, i tha ai një gazete franceze./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?