Macron: Ne nuk jemi në luftë me Rusinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se nuk janë në luftë me Rusinë.
Në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën, Macron tha se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një “çarje” në Evropë.
Macron shtoi se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin, përcjellë rtv21.tv
Siç raporton CNN, udhëheqësi francez tha se ai kishte mbajtur kontakte me Putinin në përpjekje për ta bindur atë të heqë armët dhe gjithashtu për të parandaluar zgjerimin e konfliktit./21Media