Macron reagon ndaj Biden që e quajti Putinin “kasap”

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur për termin ”kasap” të cilin Biden ia etiketoi Putinit.
”Nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron gjatë një interviste.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden lëshoi ​​kritika të forta kundër  liderit rus gjatë një takimi me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën.
Pasi fillimisht u përpoq të minimizonte një rivalitet personal midis tij dhe Putinit, Biden ka rritur retorikën e tij kundër Putinit gjatë 10 ditëve të fundit. Javën e kaluar,  Biden për herë të parë e quajti Putinin një “kriminel lufte” dhe më  pas e quajti atë si një “diktator vrasës, një bandit që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.
Macron shtoi ”qëllimi ynë është të ndalojmë luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke shmangur një luftë dhe përshkallëzim”.
Para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Macron u shfaq si një figurë qendrore në përpjekjet diplomatike të Evropës për të shpërndarë situatën midis Moskës dhe Perëndimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button