Macron: Të nis zbatimi i marrëveshjes së Ohrit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është “përparim i rëndësishëm” dhe se tani është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe “menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë zbatimin e të gjitha detyrimeve” të përcaktuara në të.

Në fund të takimit të liderëve të BE-së, të cilët u informuan nga Përfaqësuesi i Lartë i Evropës, Josep Borell për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe theksoi se “ata ende po punojnë për të”.

Presidenti francez vuri në dukje se “dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku në mbështetje të kësaj dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”./21Media

Back to top button