Macron: Vizita në Kiev është mesazh i unitetit evropian

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev për të zhvilluar bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën, shkruan BBC.
Tre liderët e BE-së morën trenin e natës nga Polonia në Kiev,  një lëvizje që vjen pas kritikave nga Ukraina për reagimin e tyre ndaj luftës.
“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, raporton Reuters të ketë thënë Macron kur mbërriti në Kiev.
I pyetur se pse po zhvillohej vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se liderët menduan se ishte më mirë ta bënin atë pak përpara një samiti të BE-së që do të diskutojë ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button