Maddison frymëzon Spurs në fitoren ndaj Bournemouth

Tottenham vazhdon të mbetet skuadër e pamposhtur nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou pasi shënoi fitore të merituar 2-0 ndaj Bournemouth në “Vitality Stadium”, një rezultat që i çoi në krye të renditjes në Premier League.

James Maddison ishte i gatshëm për lojë pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Manchester United, dhe ishte anglezi ai që i dha epërsinë Spurs në minutën e 17-të.

Maddison mund të kishte shënuar dy gola në këtë ndeshje nëse Neto nuk do të kishte ndalur një goditje të tij, pasi paraprakisht vet portieri bëri një gabim duke i dhuruar topin londinezëve.

Bournemouth u përmirësua pas pushimit, por mundi të bënte pak për të parandaluar Spurs të dyfishonte avantazhin e tyre 18 minuta pas fillimit të pjesës e dytë me Dejan Kulusevskin.

Me këtë fitore, Tottenham ka shtatë pikë nga tre ndeshjet e para në kampionatin anglez.

Back to top button