Madeleine Albright rikthehet në Pentagon

 
Ish-sekretarja shtetërore amerikane, 84-vjeçarja Madeleine Albright, dha betimin si kryetare e re e Komitetit për Politikë të Mbrojtjes së SHBA-së, njoftoi Pentagoni, informon CNN.
Ky zhvillim i ngjarjeve vjen gati saktë një vjet pasi administrata e Trumpit e largoi atë dhe ekspertët e tjerë për siguri kombëtare nga komiteti këshillues.
Albright është kryetarja e parë e Këshillit pasi ministri i Mbrojtjes, Loyd Ostin filloi revizion të Komitetit Këshillues të Pentagonit paraprakisht këtë vit.
Në fillim të shkurtit, Ostini largoi disa qindra anëtarë të 42 këshillave dhe komiteteve, përfshirë, sipas CNN, anëtarë kontrovers të emëruar gjatë administratës së Trumpit.

Back to top button