Maduro përshëndet dërgimin e liderit të opozitës në arrest shtëpiak

Sipas tij ky vendim i kontribuon paqes

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka mbështetur vendimin që lideri i opozitës Leopoldo Lopez nga burgu ushtarak të dërgohet në arrest shtëpie.

Maduro në një fjalim televiziv ka thënë se ky vendim i kontribuon paqes në vend.

Lopez ka lënë kështu qelinë pasi ka shlyer tre nga 14 vitet e dënimit, të dhënë në vitin 2014 për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare.

Ai po mbahej në një burg në afërsi të kryeqytetit Karakas dhe gjithmonë ka pretenduar për pafajësi.

Venezuela ka përjetuar së fundmi një valë masive protestash anti-qeveritare, të ngjashme me ato për të cilat Lopez u akuzua dhe u fut në burg. Opozita në vendin latin kërkon zgjedhje të parakohshme dhe akuzon presidentin Maduro se ka keqmenaxhuar ekonominë.

Back to top button