Magjia e hapjes së Kampionatit Botëror, nga muzika deri te narracioni i Morgan Freeman

Në stadiumin Al Byt në Al Khor të Katarit nisi zyrtarisht të Kampionati Botëror i vitit 2022.
Ceremonia e hapjes së ngjarjes më të madhe të futbollit u kryesua nga këngëtarja libaneze, Myriam Fares, e cila performoi himnin zyrtar, “Tukoh Taka”, së bashku me Nicki Minaj dhe Maluma.


E një ndër interpretuesit jo- muzikor ishte aktori legjendar Morgan Freeman. Ai e bëri drejtpërdrejt narracionin e evenimentit.
Në spektakël po ashtu këndoi edhe ylli Bollywoodit, Nora Fatehi.
Ndërkohë mysafir ishte edhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, i cili ka punuar si ambasador për ‘Katar 2022’.


Gjithë këtë ngjarje patën mundësi ta shohin 60 mijë tifozë./21Media

Back to top button