Majko për Vuçiq: Kërkon shkatërrimin e paqes në rajon

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas tekimit të së shtunës në Ohër. Ai ka adresuar kritika për presidentin serb Aleksandar Vuçiq për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.

Majko ka thënë se presidenti i Serbisë me këto veprime po rrezikon paqen në rajon.

“Vucic ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak!
Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…dështak!”, ka shkruar Majko./21Media

Back to top button